Zorc: Gundogan dëshiron të largohet nga Dortmundi

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka konfirmuar se Ilkay Gundogan dëshiron të largohet nga skuadra gjermane.

Sport

03/05/2015 22:00

Michael Zorc ka konfirmuar se Ilkay GSky Sportundogan dëshiron të largohet nga Signal Iduna Park në fundin e këtij sezoni.

“Ilkay na ka thënë neve se do të largohet gjatë kësaj vere”, tha Zorc për .

“Por, ne nuk kemi pranuar ofertë nga ndonjë skuadër për ndonjërin nga lojtarët e skuadrës”.

“Çdo lojtar dëshiron të bëj një vendim për të ardhmen, por dëshira jonë është që ta mbajmë në skuadër Mats Hummelsin”, përfundoi Zorc.