Zoran Zaev flet pas takimit me Bilall Kasamin
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot pasi u takua me dy liderët shqiptar, Ali Ahmetin dhe Ziadin Sela në ambientet e Kuvendit u takua edhe më Bilall Kasamin.
Lajme
“Kemi përparime në negicioatat për Qeverinë, me tre partitë shqiptare, por është herët të thuhet nëse do të ketë marrëveshje për Qeveri me tre partitë tjera shqiptare, BDI, Aleanca dhe BESA. Takimi i radhës është nesër, nëse Kongresi i LSDM-së kryhet sipas kohës së parashikuar, nëse jo vazhdojmë të dielën, Por, duhet të angazhohemi që të dielën t’i përfundojmë negociatat:, theksoi Zaevi, njofton TetovaSot
Ai theksoi se qytetarët presin me padurim për formimin e Qeverisë reformuese, dhe se të hënën do të kemi rezultatin përfundimtar nga negociatat mes shumicës parlamentare.