Zola: Sarri i mërziti lojtarët e Chelsea

Gianfranco Zola ka dhënë komente befasuese për Maurizio Sarri.

Sport

30/05/2020 19:17

Zola, i cili ishte asistent i Sarri kur ky i fundit drejtonte stolin e Chelsea, ka treguar ku ishte dështimi i trajnerit italian.

Sipas ikonës së Chelsea, taktikat e Sarri, ose ajo që njihet si ‘Sarriball’, mërziti lojtarët e Chelsea dhe u humbi motivimin.

“Kishte lojtarë të talentuar si Hazard dhe Willian, lojtarë që dinë si të fitojnë ndeshje, por ata po vuanin nga stili i lojës dhe stërvitjet që bënin – por ishte e nevojshme për të tjerët”, ka thënë Zola për kohën e Sarri në Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Do të jem i sinqert, ata ishin briliant sepse ishin të mërzitur (në monotoni) por vazhdonin ta bënin atë përsëritje dhe kjo ishte arsyeja pse të gjithë po binin”, shtoi ish ndihmës trajneri.

Maurizio Sarri tashmë drejton skuadrën e Juventus, por as aty nuk ka pasur sukseset e pritura. Duket se lojtarët kanë problem që të ndjekin këshillat e tij. /Lajmi.net/