Korenica rrëfen betejën e vajzës së tij me kancerin: Për katër vite u përball katër herë me këtë sëmundje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica ka rrëfyer betejën e vajzës së tij 12 vjeçare me kancerin. Ai ka thënë se Urtina, ka hyrë në vitin e katërt të kësaj beteje, dhe brenda këtyre viteve është detyruar të përballet plot katër herë me kancerin. “Sot, me zemër plot mirënjohje, falënderojë Ministrinë për mbështetjen e…

Lajme

14/07/2026 19:11

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica ka rrëfyer betejën e vajzës së tij 12 vjeçare me kancerin.

Ai ka thënë se Urtina, ka hyrë në vitin e katërt të kësaj beteje, dhe brenda këtyre viteve është detyruar të përballet plot katër herë me kancerin.

“Sot, me zemër plot mirënjohje, falënderojë Ministrinë për mbështetjen e dhënë herën e parë, kur Urtinës iu mundësua trajtimi në Turqi pasi i njëjti trajtim nuk kryhej në Kosovë. Falënderojë nga zemra edhe shtetin e Francës, i cili ka bërë të mundur trajtimin e saj deri më sot. Një falënderim i pafund shkon për çdo njeri që gjatë këtyre viteve nuk e harroi Urtinën. Për ata që e mbështetën me lutje, fjalë zemre, vizita, telefonata e kontribut financiar. Në momentet më të vështira, ju i dhatë familjes sonë forcë për të mos u dorëzuar”, ka shkruar Korenica.

Për fondin për trajtim, Korenica ka thënë se nisma ka lindur nga rrethi familjar dhe miqësor, me qëllim që Urtina të ketë çdo mundësi për të vazhduar luftën e saj.

“Nesër, nga ShBA, pritet të arrijë një terapi me vlerë rreth 30 mijë euro. Kjo terapi është një dritë e re shprese. Por rrugëtimi nuk përfundon këtu. Pasi Urtina ta përballojë këtë fazë dhe ta marrë veten, e pret një trajtim tjetër, kostoja e të cilit kalon 120 mijë euro terapi. Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Është një betejë që na ka bashkuar të gjithëve rreth një shprese, që Urtina ta fitojë jetën”, ka shkruar Korenica.

Ai i ka falenderuar të gjithë që kanë qëndruar pranë tyre.

“Faleminderit për çdo lutje, çdo fjalë inkurajimi dhe çdo gjest solidariteti. Vazhdoni të luteni për Urtinën. Besojmë se me ndihmën e Zotit, me dashurinë e njerëzve dhe me forcën e saj të jashtëzakonshme, kjo betejë do të ketë fundin që të gjithë e dëshirojmë. Zoti ju shpërbleftë të gjithëve për zemrën dhe humanizmin tuaj”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: