Nagavci për deklaratën e ministres serbe: Është retorikë që relativizon krimet e së kaluarës dhe cenon përpjekjet për paqe në rajon

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq që ka thënë se “Po të kisha qenë në vendin e Millosheviqit në vitin 1998 do ta spastroja etnikisht Kosovën”. Ajo ka thënë se kjo deklaratë është e papranueshme, skandaloze dhe thellësisht shqetësuese,…

Lajme

14/07/2026 19:06

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq që ka thënë se “Po të kisha qenë në vendin e Millosheviqit në vitin 1998 do ta spastroja etnikisht Kosovën”.

Ajo ka thënë se kjo deklaratë është e papranueshme, skandaloze dhe thellësisht shqetësuese, shkruan lajmi.net.

“Të shprehësh publikisht se do të kishe kryer spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk është thjesht një deklaratë politike, por një retorikë që relativizon krimet e së kaluarës dhe cenon rëndë përpjekjet për paqe e pajtim në rajon. Spastrimi etnik nuk mund të justifikohet, relativizohet apo paraqitet si zgjidhje në asnjë rrethanë. Një gjuhë e tillë, nga një zyrtare e lartë shtetërore, nxit urrejtje, frikë dhe mosbesim, duke dërguar një mesazh të rrezikshëm për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka thënë se kjo deklaratë duhet të dënohet nga institucionet e Serbisë, BE dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Heshtja përballë deklaratave  lqë egjitimojnë spastrimin etnik nuk duhet të jetë kurrë një opsion. Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë respekt, siguri dhe një të ardhme të ndërtuar mbi paqen, drejtësinë dhe respektin reciprok, jo mbi gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet që kujtojnë kapitujt më të errët të historisë së Ballkanit”, ka shkruar Nagavci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: