Zjarrfikësit me topa uji largojnë bletët nga aeroplani

Fluturimi me numër 743 i Air India, i planifikuar të niset nga Kalkuta, u vonua nga dy orë e gjysmë pasi një tufë bletësh u ngjitën në dritaren e kabinës së aeroplanit.

Fun

18/09/2019 13:08

Bletët penguan pamjen e pilotëve që nuk arritën t’i largojnë me ndihmën e pastruesit të xhamit.

Tufa e bletëve u hoq me sukses vetëm kur zjarrfikësit në aeroport përdorën topa uji, raporton CNN.

Avioni tashmë ishte 90 minuta me vonesë për shkak të vështirësive teknike, dhe më pas bletët u siguruan udhëtarëve dhe ekuipazhit një orë shtesë të shqetësimit.

Pas incidentit, aeroporti u kontrollua plotësisht dhe nuk u gjetën koshere bletësh.