Zjarrfikësi mysliman preket me koronavirus, i teshtiu në fytyrë një çifut

Një zjarrfikës me përkatësi fetare myslimane në Nju Jork ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, pasi tre adoleshentë çifutë dyshohet se i kanë teshtitur në fytyrë.

Fun

06/04/2020 15:29

Omar Sattar, babai i të cilit u dënua për vepra terrorizmi në 2005, raportohet se është teshtitur nga një grup i të rinjve. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Brooklyn, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

33-vjeçarit i thane adoleshentët se po inspektonin përreth, kur filluan t’i teshtinin në fytyrë.

 

Në një letër drejtuar shefit të operacioneve të FDNY, Thomas Richardson, nënkolonel Kasey Koslowski pretendon se Sattar ishte ‘tronditur’ nga veprimi i grupit, religjioni i të cilëve mësohet të jetë çifut.

Sipas New York Post, treshja më pas u arratis pas teshtitjes. /Lajmi.net/