Zjarre masive në malet e Budakovës

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa fusha në fshatin Budakovë të Suharekës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili ka publikuar pamje nga zjarri që ka përfshirë këtë zonë. Muharremaj ka bërë apel tek organet përgjegjëse të sigurisë që të ndërmarrin masa për kapjen…

Lajme

07/09/2026 18:34

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa fusha në fshatin Budakovë të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili ka publikuar pamje nga zjarri që ka përfshirë këtë zonë.

Muharremaj ka bërë apel tek organet përgjegjëse të sigurisë që të ndërmarrin masa për kapjen e personave që, sipas tij, po rrezikojnë natyrën, shtëpitë dhe qytetarët.

“Apeloj tek organet përgjegjëse të sigurisë, që të marrin masa të menjëhershme, në kapjen e atyre që nuk kanë mëshirë ndaj natyrës dhe i rrezikojnë shtëpitë dhe qytetarët”, ka shkruar Muharremaj.