Zjarr në një shtëpi te “Mati 1” në Prishtinë
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet tym i dendur që ngrihet mbi zonë, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta. Zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur se ekipet zjarrfikëse janë…
Lajme
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet tym i dendur që ngrihet mbi zonë, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta.
Zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur se ekipet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
“Jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk kemi informacione të konfirmuara”, ka deklaruar Shkodra për Sinjalin.
Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa janë dëmet materiale.

