Haradinaj: “Sunny Hill” dëshmon se Kosova mund të organizojë ngjarje botërore
Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka vlerësuar organizimin e festivalit Sunny Hill, duke thënë se ky aktivitet po e promovon Kosovën në mënyrën më të mirë dhe po dëshmon se vendi ka kapacitet për të organizuar ngjarje me përmasa botërore. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se angazhimi i organizatorëve, Dukagjin Lipa dhe…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka vlerësuar organizimin e festivalit Sunny Hill, duke thënë se ky aktivitet po e promovon Kosovën në mënyrën më të mirë dhe po dëshmon se vendi ka kapacitet për të organizuar ngjarje me përmasa botërore.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se angazhimi i organizatorëve, Dukagjin Lipa dhe këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka bërë të mundur sjelljen në Kosovë të artistëve me renome ndërkombëtare, si dhe të mijëra vizitorëve nga diaspora dhe vende të ndryshme të botës.
Ai ka përgëzuar të gjithë artistët që kanë performuar deri më tani në festival, ndërsa një vlerësim të veçantë i ka kushtuar Katy Perry-t, duke theksuar se ajo e nderoi flamurin e Kosovës gjatë performancës së saj.
“Mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet që po kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe sigurinë e festivalit”, ka shkruar Haradinaj.