Zinedine Zidane: Nuk ishte e lehtë, madje as kur ishim me një lojtar më shumë në fushë

Trajneri i Real Madrid e pranoi se nuk ishte aspak e lehtë ndeshja ndaj Atalantës, përkundër faktit që fituan 1-0.

Sport

25/02/2021 08:33

Ai tha se ishte e vështirë ndeshja, por në fund megjithatë morën një rezultat të mirë, shkruan lajmi.net.

“Përpos gjithash është një rezultat i rëndësishëm pasi shënuam një gol si mysafir, i cili vlen më shumë. Duhet të japim gjithçka dhe të fitojmë në ndeshjen e kthimit”, u shpreh Zidane.

“Pasi që Atalanta është një skuadër e fortë në mbrojtje, ne e kishim të vështirë të luanim edhe 10 kundër 11”, shtoi në fund.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet pas tre jave, më 16 mars./Lajmi.net/