Zinchenko do të largohet nga Manchester City

Oleksandr Zinchenko do të largohet nga Manchester City.

Sport

18/06/2022 19:45

Mbrojtësi i majtë i Man City, Zinchenko pritet të largohet nga ‘Etihad’ këtë verë.

Ai mund të kalojë te Everton, apo ndonjë skuadër tjetër që ka shfaqur interesim për të, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari ka kontratë me ‘Citizens’ deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë euro.

Sipas Fabrizio Romano, Marc Cucurella i Brightonit, po shihet si opsion zëvendësimi për ukrainasin./Lajmi.net/