Zidane zbulon futbollistin që i mungon Real Madridit (FOTO)

Zinedine Zidane ka pranuar mungesën te ekipi i Real Madridit.

Sport

12/09/2017 15:02

Zinedine Zidane ka pranuar se Real Madrid ka nevojë për një futbollist me numrin 9, pas shitjes së Alvaro Moratas në Chelsea.

“A mungon një sulmues? Për momentin nuk mund të bëjmë asgjë. Është e vërtetë se kemi një sulmues më pak pas largimit të Moratas dhe Marianos”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes ndaj APOEL në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi vetëm një sulmues, dëshironim edhe një tjetër, por në fund nuk erdhi. Tashmë kemi vetëm Mayoral”, u shpreh ai. /Lajmi.net/