Zidane vendos për Reguillon, hap dyert për Man Utd që të finalizojnë marrëveshjen
Manchester United kanë rrugën e hapur për të nënshkruar me Sergio Reguillon.
Sport
Reguillon ka përfunduar në listën e dëshirave të shumë skuadrave evropiane, përfshirë edhe atë të Manchester United.
Në Spanjë raportohet se ‘Djajtë e kuq’ do ta mbyllin marrëveshjen për spanjollin me një shifër që prek 23 milionë funte, transmeton lajmi.net.
Për transferimin është pajtuar edhe trajneri i Real Madrid, bën të ditur ‘Marca’.
United dhe ‘Los Blancos’ kanë intensifikuar bisedimet tashmë dhe pritet vetëm finalizimi. /Lajmi.net/