Zidane sikur ‘Special One’? Përgjigje interesante e francezit

Zinedine Zidane është pyetur nëse ndjehet si ‘Special One’.

Sport

19/07/2020 09:31

Trajneri francez, Zidane, ka regjistruar një tjetër sukses me Real Madrid, tuke fituar titullin e kampionit në La Liga.

Pas këtij suksesi të shënuar, Zidane është pyetur nëse ai ndjehet tashmë sikur ‘Special One’. Përgjigja e trajnerit ishte tejet simpatike.

“Jo, jo. Unë nuk ndihem ashtu”, ka thënë fillimisht Zidane, i pyetur nëse ndjehet si ‘Special One’, transmeton lajmi.net.

“Unë ndjehem me fat të jem këtu, me këta lojtarë, secilën ditë. Dhe të jesh te ky klub, kjo është pse ndjehem me fat”, ka shtuar Zizou.

Zidane dhe skuadra e tij luajnë sonte në udhëtim kundër Leganes, në një ndeshje që për ta nuk ka shumë rëndësi, pasi tashmë janë matematikisht kampionët e Spanjës. /Lajmi.net/