Zidane shpjegon pse Hazard nuk luajti ndaj Granadas

Real Madridi sonte (e mërkurë) mposhti Granadan me rezultat 2 - 0.

Sport

23/12/2020 23:20

Mirëpo, pavarësisht që në listën e të ftuarve ishte ylli Eden Hazard, trajneri Zinedine Zidane e la në stol gjatë tërë kohës, transmeton lajmi.net.

Tekniku francez është pyetur se pse belgu nuk luajti dhe ai tha se nuk ka dashur të rrezikojë.

“Ishte ndeshje e komplikuar dhe unë nuk doja të rrezikoja”, tha ai.

Sidoqoftë, Reali ka pikë të barabarta me rivalin Atletico Madrid, me të cilët ndajnë kreun, por “Los Rijoblancos” kanë dy ndeshje me pak të zhvilluara./Lajmi.net/