Zidane ‘poshtëron’ Bale dhe James Rodriguez, nuk i fton për ndeshjen e fundit

Zinedine Zidane po vazhdon ‘luftën’ me dy yjet e Real Madrid.

Sport

18/07/2020 18:30

James Rodriguez dhe Gareth Bale duket se assesi nuk mund të gjejnë paqen me trajnerin Zinedine Zidane.

Trajneri francez nuk i ka përfshirë në listën e të ftuarve dy yjet e skuadrës së tij, përcjell lajmi.net.

Si kampion i La Liga tashmë, Real Madrid luan ndeshjen e fundit këtë sezon kundër Leganes, në udhëtim.

Bale dhe James kanë qenë nën hije gjatë gjithë këtij sezoni, duke mos pasur hapësira në skuadër. Vera me shumë gjasë do t’i largojë ata nga ‘Santiago Bernabeu’. /Lajmi.net/