Zidane ofron dy yje për nënshkrimin e Dybalës

Sulmuesi i Juventus Paulo Dybala është në listën e transferimeve të Real Madrid, raportojnë mediet italiane.

Sport

29/10/2020 15:01

Argjentinasi po negocion me udhëheqjen e “Bianconerëve” për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025, dhe “Mbretërit” po monitorojnë nga afër situatën.

Dybala ka treguar vitet e fundit se ai është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, kështu që Real dëshiron ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net. 

Juventus është i gatshëm të shesë Dybalan nëse një ofertë e mirë arrin, dhe Real është i gatshëm të ofrojë dy lojtarë për nënshkrimin e tij.

Gjegjësisht, gazeta “AS” pretendon se Zidane është i gatshëm të dërgojë Isco dhe Vinicius në Torino për të marrë argjentinasin. /Lajmi.net/