Zidane merr një vendim shumë të çuditshëm për lojtarin e tij

Martin Odegaard po e ka të vështirë të përshtatet dhe të gjejë hapësirë në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane.

Sport

19/01/2021 16:31

Pas rikthimit të tij nga Real Sociedad, këtë verë, Odegaard ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje me Los Blancos, transmeton lajmi.net.

Tani, edhe në ndeshjen e Copa del Rey, ku mendohej se do të kishte hapësirë të luante si titullar, norvegjezi nuk është ftuar fare nga Zidane.

Ai është parë duke u trajnuar me klubin në seancën stërvitore, mirëpo dështoi të grumbullohej me klubin.

Siç raportojnë mediat spanjolle, ky vendim është marrë nga 48 vjeçari, si vendim teknik./Lajmi.net/