Zidane shkarkohet nëse nuk e fiton këtë trofe
Zinedine ZIdane mund të shkarkohet nga drejtuesit e Real Madridit në fund të sezonit.
Sport
E ardhmja e Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit është e pasigurtë .
Humbja nga Atletico Madrid ia ka zvogëluar tejmase gjasat Realit për ta fituar La Ligan, ndërsa janë eliminuar edhe nga Copa del Rey.
Kështu, për ta siguruar postin e tij, trajneri francez duhet ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve ose të paktën të kualifikohet në finale, pasi në të kundërtën mund të shkarkohet, shkruan Fichajes, përcjell Lajmi.net.