Zidane kundër Fergusonit

Ish mesfushori i mirënjohur francez, Zinedine Zidane, ka kundërshtuar mendimin e ish menaxherit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson i cili në autobiografinë e tij të publikuar më herët gjatë kësaj jave, kishte shkruar se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard nuk është futbollist i nivelit më të lartë, sikurse dy ikonat e gjigantit nga Old…

Sport

27/10/2013 14:45

Ish mesfushori i mirënjohur francez, Zinedine Zidane, ka kundërshtuar mendimin e ish menaxherit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson i cili në autobiografinë e tij të publikuar më herët gjatë kësaj jave, kishte shkruar se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard nuk është futbollist i nivelit më të lartë, sikurse dy ikonat e gjigantit nga Old Trafford, Paul Scholes dhe Ryan Giggs.

Menjëherë pas publikimit të këtij fragmenti, menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers e këshilloi Fergusonin që ta përmirësojë veten për këtë qështje duke insistuar se Gerrard ëhstë “top futbollist”.

Por, njësoj mendon edhe Zidane. “Gerrard për dy ose tre vjet ka qenë mesfushori më i mirë në botë”, deklaroi Zidane për tabloidin britanik Sunday Mirror.

“Dhe, ai ende është në nivel të lartë. Ferguson është një prej trajnerëve që kanë fituar më së tepërmi në këtë sport, por për mua mendimi i tij për Gerrardin ishte i quditshëm, të thuhet se ai nuk është futbollist kulmor, është gabim”, përfundoi ‘Zizou’.