Von der Leyen me thirrje partive për zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është kyç
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia në këtë rast është individuale. Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, von der Leyen tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet dhe se mandati i Dhomave…
Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia në këtë rast është individuale.
Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, von der Leyen tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet dhe se mandati i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, raporton lajmi.net
Ajo theksoi gjithashtu se procesi i apelimit është e drejtë e mbrojtjes dhe se lufta dhe rezistenca e Kosovës nuk kanë qenë objekt i gjykimit.
“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. 1999 është e skalitur dhe vuajtja që e ka pësuar populli juaj do të qëndrojë me ju përgjithmonë. BE-ja është partner i fuqishëm i Kosovës. Mandati i saj duhet të respektohet dhe mbrojtja ka të drejtë të apelojë. Ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, ka thënë von der Leyen.
Në të njëjtën konferencë, presidentja e Komisionit Evropian ka folur edhe për situatën institucionale në Kosovë, duke u bërë thirrje partive politike që të vazhdojnë dialogun për zgjedhjen e presidentit.
“Zgjedhja e presidentit. Dialogu mes partive politike është i mundur dhe duhet të vazhdojë. Stabiliteti institucional është kyç”, ka thënë ajo./Lajmi.net/