Vlera e Kombëtareve, Kosova është me milionë më larg se Izraeli
Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e tretë të sezonit të ri në UEFA Nations League. Si kundërshtar, ekipi “Dardanë” e ka Izraelin, shkruan Indeksonline Kosova është dukshme më e vlefshme se kundërshtari i saj sonte. Ata vlejnë 146 milionë euro. Kurse, kundërshtari i tyre, Izraeli vlen 110 milionë euro. Kosova, dy futbollistët më të…
Sport
Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e tretë të sezonit të ri në UEFA Nations League.
Si kundërshtar, ekipi “Dardanë” e ka Izraelin, shkruan Indeksonline
Kosova është dukshme më e vlefshme se kundërshtari i saj sonte. Ata vlejnë 146 milionë euro.


Kurse, kundërshtari i tyre, Izraeli vlen 110 milionë euro.
Kosova, dy futbollistët më të shtrenjtë i ka ata që luajnë në Bundesliga të Gjermanisë, Fisnik Asllani (35 milionë euro) dhe Leon Avdullahu (30 milionë euro).
Kurse, te Izraeli më të shtrenjtit janë: Anan Khalaili (23 milionë euro) dhe luan te Crystal Palace në Premier League dhe Oscar Gloukh (12 milionë euro) dhe luan te Ajaxi në Eredivisie.
Kujtojmë që ndeshja sonte zhvillohet në Hungari nga ora 20:45.