Zidane: Kemi rifituar besimin dhe kjo mund të shihet në fushë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Real Sociedadit.

Sport

28/02/2021 18:37

“Los Blancos” nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe pavarësisht mungesave janë duke zhvilluar ndeshje të mirë, përcjellë lajmi.net.

Tekniku francez tha se skuadra ka rifituar besimin, derisa nuk tregojë ndonjë datë kur do rikthehen Benzema dhe Hazard.

“Jemi duke luajtur mirë. Kemi rifituar besimin dhe kjo mund të shihet në fushë”.

“Benzema dhe Hazard janë me mirë, por nuk janë gati. Nuk mund të jap ndonjë datë, por do rikthehen më vonë se sa të tjerët që janë rikthyer”, tha ai.

Pritet që francezi dhe belgu të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj rivalit lokal, Atletico./Lajmi.net/