Zidane jep lajmin e shumëpritur për Hazard: Ai është gati të luajë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka mbajtur një konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes ndaj Real Betis.

Sport

23/04/2021 13:53

Në këtë konferencë Zidane dha lajmin e pritur nga shumë tifozë madrilien, ku u njoftua se Eden Hazard është i gatshëm që të luajë përsëri.

“Lojtarët janë rikuperuar mirë nga ndeshja kundër CAdizit. Betis kanë një skuadër të mirë, por ne jemi gati që të zhvillojmë një ndeshje të mirë”, ka thënë Zidane.

“Kroos nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, mirëpo Modric dhe Hazard do të ftohen dhe janë gati. Këto janë lajme të mira”, u shpreh francezi.

“Të fitosh La Ligan është gjithmonë e vështirë. Gjithnjë kjo ligë ka qenë shumë konkurruese dhe për mua është njëra nga ligat më të mira në botë”.

“Nuk jam aspak i shqetësuar me referimin e ndeshjes kundër Chelsea. Janë thënë shumë gjëra, por unë jam duke menduar vetëm për ndeshjen kundër Betisit”.

“E ardhmja ime? Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, jam i përqendruar te ndeshjet e mbetura në këtë sezon”, përfundoi ai.

Real Madrid do të mirëpres në “Alfredo di Stefano” klubin e Real Betisit për ndeshjen e ardhshme në La Liga, nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/