Zidane jep lajmin e keq: Hazard nuk është akoma gati
Zinedine Zidane është duke mbajtur një konferencë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Barcelonës nesër (e shtunë) në kuadër të La Ligas.
Sport
Një ditë përpara ndeshjes, si zakonisht mbahen edhe konferencat për shtyp ku trajneri flet mbi ndeshjen në përgjithësi, raporton lajmi.net.
Zidane ka dhënë një lajm të keq për tifozët e ‘Los Blancos’ kur ka njoftuar se Eden Hazard nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.
“Ndeshja e nesërme nuk do ta vendosë fituesin e La Ligas, Atletico Madrid janë akoma në krye të tabeles. Hazard nuk është akoma gati”./Lajmi.net/