Zidane: Ja fajtori për humbjen ndaj Valencias

Zinedine Zidane e konsideron lojën e dobët të skuadrës në 10 minutat e parë, si vendimtare në humbjen ndaj Valencias.

Sport

22/02/2017 22:12

Francezi kritikoi lojtarët e tij për lojën pa top në fushë.

“Humbëm ndeshjen për 10 minuta. Nuk kemi luajtur mirë pa top, sepse në ato minuta mund ta kontrollonim ndeshjen”, deklaroi Zidane, përcjellë “lajmi.net”.

“Ata kryen punë për 10 minuta dhe më pas ruajtën rezultatin. Unë mund t’iu them urime për fitoren, ndërsa ne duhet të mendojmë për Villarrealin”.

“Nuk kemi kohë të arsyetohemi për atë që ndodhi. Duhet të pushojmë pak dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, shtoi francezi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6