Zidane iu përgjigjet spekulimeve në lidhje me punën e trajnerit tek Juventusi

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka shprehur admirimin që e ka drejt gjigantit italian Juventus, pas spekulimeve të shumta që po e lidhin francezin me detyrën e trajnerit tek “Zonja e Vjetër”.

Sport

07/04/2021 17:24

Viti i parë i Andrea Pirlos si trajner i Juventusit nuk është duke kaluar më së miri, ku momentalisht skuadra e tij pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Serie A dhe është në rrezik që mos të kualifikohet sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Zidane ishte pjesë e Juventusit për pesë vite, ku fitoi dy tituj të Serie A dhe disa trofe të tjerë, para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2001, dhe tani francezi nuk e ka mohuar mundësinë që të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”, përcjell KosovaPress.

“Të dyja, Italia është në zemrën time, kam kaluar pesë vite në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua”, tha Zidane për “Sky Italia”.

“E ardhmja ime tek Juventusi? Tani për tani jam këtu, do të shohim se çdo të ndodhë”, shtoi trajneri francez.