Zidane i mllefosur me stafin mjekësor të klubit, ka vetëm 11 lojtarë në dispozicion

Trajneri, Zinedine Zidane është mllefosur me stafin mjekësor të Real Madrid pas një dëmtimi tjetër në klub, këtë herë të Karim Benzemas, që ka pësuar lëndim në stërvitje.

Sport

20/02/2021 15:41

Benzema është lojtari i 9-të i që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Valladolid, shkruan lajmi.net.

Los Blancos kanë pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon, e Benzema tanimë bëhet lojtari i 20-të që lëndohet në këtë sezon për klubin.

Real Madrid ka vetëm 11 lojtarë nga ekipi i parë për ndeshjen e ardhshme, një situatë që Zidane e konsideron të papranueshme përpara ndeshjes së mesjavës kundër Atalanta.

Në përgjithësi, lojtarët e Madridit kanë humbur 823 ditë për shkak të lëndimeve këtë sezon ose 146 ndeshje./Lajmi.net/