Zidane, Henry, Ronaldinho…: Kështu do të dukeshin legjendat në fanellat e reja të skuadrave

Emra të mëdhenj të futbollit si Thierry Henry, Ronaldinho, Zinedine Zidane apo Del Piero, u kanë dhënë fund karrierave të tyre kohë më parë.

Sport

18/07/2019 19:31

Secili nga emrat e lartpërmendur legjendë për ish skuadrat e tyre, kontributin e vetëm që mund ta japin është nga jashtë fushës së blertë.

Disa prej tyre kanë udhëhequr skuadrat nga banka rezervë, e disa të tjerë kanë ndihmuar shumë në fushën e marketingut.

Gjatë kësaj vere, skuadrat e mëdha evropiane kanë lansuar disa prej fanellave më të bukura ndër vite, duke zhvilluar ‘garë’ edhe në atë fushë.

Por, si do të dukeshin legjendat e këtyre skuadrave në fanellat e reja, nëse do të ishin aktiv?

Në fotografinë e edituar nga ‘B/R Football’, shihen David Beckham, Ronaldinho, Zinedine Zidane, Steven Gerrard, Alessandro Del Piero, Didier Drogba dhe Thierry Henry me fanellat e skuadrave përkatëse, ku cilësohen si legjenda. /Lajmi.net/