Zidane: Faji është i imi, duhet të përmirësohemi në mbrojtje

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është deklaruar pas humbjes turpëruese ndaj Valencias (4-1).

Sport

09/11/2020 08:22

“Los Blancos” nuk ishin në formën e duhur, derisa u mposhtën bindshëm në “Mestalla”, përcjellë lajmi.net.

Tekniku francez pas ndeshjes ka pranuar se është fajtor, derisa ka bërë të ditur se duhet përmirësuar në mbrojtje.

“E nisëm ndeshjen mirë shënon, por që nga barazimi nuk e di çfarë na ndodhi”.

“Tri penallti dhe një autogol është shumë. Faji është i imi sepse jam trajneri dhe duhet të gjej zgjidhje. Nuk mund të pranoj çfarë ndodhi”.

“Është ditë e keqe, nuk ka justifikime. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje”, deklaroi ai.

Reali momentalisht renditët në pozitën e katër në tabelë me 16 pikë, katër më pak se lideri Real Sociedad./Lajmi.net/