“Zidane është trajneri më i mirë në botë”

Ish mesfushori i Real Madridit dhe Chelseas, Geremi mendon se Zinedine Zidane është trajneri më i mirë në botë.

Sport

27/04/2021 12:57

Geremi që ka kaluar kohë shumë të mirë në karrierë tek të dy klube, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe një titull të La Liga-s në Madrid mes 1999 dhe 2003, pastaj iu bashkua “Bluve” duke fituar dy tituj tjerë të Premierligës, përcjellë lajmi.net.

Para sfidës Real – Chelsea, Geremi ka thënë se Zidane është trajneri më i mirë në botë.

“Zidane është djalë që e do çfarë bën dhe vetëm ai vendos së çfarë dëshiron të bëj”.

“Nëse Zidane fiton prapë Ligën e Kampionëve është diçka që nuk është parë më herët, por nëse nuk e fiton, prapë është trajneri më i mirë në botë”.

“Kur e sheh karrierën e Zidanes si trajner, e sheh që ka vetëm disa vite, por shumë tituj”.

“Përqindja është më e mira, shumë i ri, por me shumë tituj. Askush nuk e ka bërë më herët”, deklaroi ai.

Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në “Alfredo di Stefano” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/