Zidane e do yllin e Liverpoolit dhe Man Utd te Real Madrid

Zinedine Zidane do i duhet shumë punë për ta rikthyer Real Madridin sërish në majat e futbollit.

Sport

12/03/2019 11:13

Zinedine Zindane do t’i largojë disa lojtarë në afatin e verës, në mënyrë që t’i kompletojë transferimet që i do.

Trajneri francez duket se do të peshkojë më së shumti në Premeirligë, përcjell lajmi.net nga Don Balon.

Zindane është i interesuar në transferimin e Paul Pogbas dhe Sadio Manes.

Manchester United dhe Liverpool do refuzojnë t’i shesin lojtarët, por gjithçka varet nga dëshira e tyre nëse duan të luajnë për Real Madridin.

Në listën e Zidanes është edhe Eden Hazard i Chelseas, që është një shënjestër e vjetër. /Lajmi.net/