Zidane do mbetet te Real Madrid edhe edicionin tjetër

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka vëmendje të largohet nga posti i trajnerit as në edicionin 2021/22.

Sport

22/03/2021 16:23

Ish mesfushori së fundmi është i lidhur me postin e trajnerit të Francës, në rast që Didier Deschamps vendos të largohet para Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Diario Sport, tekniku francez do jetë në stolin e “Los Blancos” edhe edicionin tjetër.

Kontrata momentale Zidanes i skadon në korrik të vitit 2022, por thuhet se do bisedojë me klubin për rinovimin gjatë verës.

Mbetet të shihet në verë nëse do këtë ndonjë ndryshim, me Zidanen që këtë edicion kërkon trofeun e La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/