Zidane: Benzema e meriton Topin e Artë

Trajneri Zinedine Zidane është personi i radhës që ka mbështetur sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema për të fituar Topin e Artë.

Sport

17/10/2021 15:53

Trajnerë dhe futbollistë nga anë e mbanë bota janë duke e cilësuar francezin favorit, pas një viti të shkëlqyer, pavarësisht që pa trofe me gjigantin spanjoll, transmeton lajmi.net.

I këtij mendimi është edhe Zidane, që thotë se Benzema me plotë meritë e fiton këtë trofe.

“Benzema është në formën e duhur. Do t’i jepja Topin e Artë. Ai e meriton atë”.

“Benzema e meriton Topin e Artë. Është futbollist i pabesueshëm dhe kisha nderin të isha trajneri i tij. Është në maje dhe shpresoj që ata t’i japin Topin e Artë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në listën e favoritëve ndodhen edhe Lionel Messi, Jorginho dhe Robert Lewandowski./Lajmi.net/