Zhvillohet pajisja që detekton bakteret
Tani mund të detektohen bakteret në ushqimin tuaj përmes një pajisje.
Auto & Tek
Kjo pajisje përmes testimit të shijes së ushqimit mund të detektojë bakteret në të. Një përparësi që mund të drejtojë deri tek eliminimi i epidemive të ndryshme, raporton “GadgetsNow”, transmeton lajmi.net.
Duke u bazuar në zbulimet e bëra në Universitetin Purdue, pajisja shfrytëzon një dritë të vogël për të detektuar bakteret.
Për të testuar pajisjen, zbuluesit kontaminuan në mënyrë artificiale mishin dhe më pas testuan me pajisjen e tyre brenda 10 orëve.
Kjo pajisje për detektimin e baktereve në ushqim ndihmon në të ushqyerit më shëndetshëm dhe eliminimin e shumë sëmundjeve që shkaktohen nga ushqimi. /Lajmi.net/