Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve të realizuara në të dy lokacionet janë evidentuar shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me mbrojtjen…

Lajme

25/11/2026 14:31

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve të realizuara në të dy lokacionet janë evidentuar shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës.

Si pasojë e këtyre gjetjeve, inspektorët kanë marrë vendim për ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Punimet në këto dy kantiere do të mbeten të ndaluara derisa të përmbushen kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë. /Lajmi.net/