Zhvillime të papritura: De Ligt transferohet në Serie A

Sipas gazetës ‘De Telegraaf’, mbrojtësi i Ajax, Matthijs de Ligt, është afër kalimit te Juventus për 70 milionë euro.

Sport

22/06/2019 08:52

Mbrojtësi i pozitës qendër, ka limituar numrin e skuadrave ku dëshiron të transferohet, duke preferuar PSG dhe Juventusin para Barcelonës, Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Edhe pse kalimi i tij te PSG dukej shumë afër, sipas medies së njohur holandez, De Ligt është pranë transferimit te Juventus, për 70 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe raportimet në Itali bëjnë të ditur se Juventus ka rritur përpjekjet papritmas për De Ligt.

De Ligt te Juventus do të fitonte kontratë në vlerë prej 15 deri 20 milionë euro në vit, për t’u bërë lojtari i dytë më i paguar në Serie A pas Cristiano Ronaldos, që fiton 30 milionë euro në vit./Lajmi.net/