Zhegrova: Golin e sotëm ia dedikoj Fadil Vokrrit

Anësori kosovar, Edon Zhegrova ka folur pas golit fenomenal që shënoi ndaj Qipros.

Sport

02/06/2022 20:31

Kosova arriti fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve.

E më i miri në këtë takim padyshim ishte Edon Zhegrova, i cili mori pjesë në aksionin e golit të parë dhe shënoi golin e dytë, përcjell lajmi.net.

E pas fitores tha se fanellën numër nëntë e mori për shkak të Fadil Vokrrit dhe se golin ia dedikoi atij.

“Numrin 9 e kam marrë për shkak të Fadil Vokrrit. Golin e sotëm ia dedikoj atij”, ishin fjalët e Edonit, përcjell lajmi.net.

Kosova me tre pikët e arkëtuara, gjendet në vendin e parë në Ligën C, të grupit të dytë./Lajmi.net/