Zhduket një vajzë në Gjilan
Të enjten në mesditë, njësitet e rendit në Gjilan janë njoftuar se është zhdukur një vajzë.
Lajme
Ndërsa policia në raportin e saj të përditshëm nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e saj”, thuhet në raport derisa nënvizohet se vajza është e sëmurë mentale.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet policore për kërkimin e të zhdukurës.