Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Ferizaj
Sot rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.H. (24 vjeç). Personi ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i…
Lajme
Sot rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.H. (24 vjeç).
Personi ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët” deklaron policia.