Zhduket një person në Prishtinë
Një person nga lagjja “Lakrishte” në Prishtinë është zhdukur nga e mërkura e kësaj jave.
Lajme
Në raportin e policisë thuhet se këtë e raportoi babi i personit në fjalë.
Rasti është duke vazhduar të hetohet nga policia.
“Lagjja Lakrishte, Prishtinë 17.02.2021 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/