Zhduket një grua në Lipjan, Policia ia publikon fotografinë dhe të dhënat personale
Policia e Kosovës, ka njoftuar se më datë 16 janar të këtij viti, një grua është raportuar e zhdukur në stacionin policor në Lipjan. Ajo është Zoja Velija e lindur në vitin 1984. “Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se më datë 16 janar të këtij viti, një grua është raportuar e zhdukur në stacionin policor në Lipjan.
Ajo është Zoja Velija e lindur në vitin 1984.
“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë kërkuar kontributin e qytetarëve.
“Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me personin e sipër shënuar, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192 apo në [email protected]”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: