Zhduket një 22 vjeçar nga Gjakova

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian Veton Berisha, ka dërguar një komunikatë për media, përmes së cilës, njofton për zhdukjen e të riut nga ky komunitet në komunën e Gjakovës.

Lajme

17/04/2015 13:06

“Më lejoni t’iu informoj se që nga data 13 prill 2015, ZIja Nuka, pjesëtar i komunitetit egjiptian i moshës 22 vjeçare nga lagja ‘Ali Ibra’ (Kolonia) komuna e Gjakovës është zhdukur pa gjurmë”, thuhet në njoftimin e deputetit Berisha.

Në komunikatë thuhet se i riu 22 vjeçar është parë së fundi afër qendrës së komuniteteve në të njëjtën lagje.

Bëhet e ditur që policia e Kosovës, regjioni i Gjakovës ka filluar me hetimet rreth rastit dhe është në kërkim të riut.

Berisha bën thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të takojnë apo e kanë ndonjë informatë të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë.