Zhduken 42 helikopterë, a po përgatitet puç i ri kundër Erdoganit?

19:50 | 17 Korrik 2016

Kjo, sipas medieve turke, e rrit frikën për një puç të ri ushtarak kundër Erdoganit, transmeton lajmi.net.

Së paku 42 helikopterë janë zhdukur në Turqi që nga nisja e puçit ushtarak kundër presidentit Erdogan dhe institucioneve shtetërore.

Kjo, sipas medieve turke, e rrit frikën për një puç të ri ushtarak kundër Erdoganit, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik ka mohuar informacionet për zhdukjen e disa avionëve.

“Prej mbrëmë flas, momentalisht nuk ka avion të zhdukur. Edhe unë më herët kam dëgjuar informacionet se janë zhdukur pesë-gjashtë helikopterë, se është zhdukur një avion, por kjo as për së afërmi nuk është e vërtetë”, ka pohuar Isik. /Lajmi.net/