Zhbllokohet rezultati në klasiken e futbollit kosovar, Drita avancon kundër Prishtinës

Është realizuar goli i parë në ndeshjen kryesore të javës në Superligën e Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës. Drita ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Prishtinës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net. Kastriot Selmani ka shënuar golin e epërsisë për gjilanasit në minutën e 41-të. Selmani ka realizuar me kokë…

Sport

22/04/2023 15:44

Është realizuar goli i parë në ndeshjen kryesore të javës në Superligën e Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës.

Drita ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Prishtinës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net.

Kastriot Selmani ka shënuar golin e epërsisë për gjilanasit në minutën e 41-të.

Selmani ka realizuar me kokë falë edhe harkimit të Baftiut.

Kjo sfidë është në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar./Lajmi.net/