Zgjoheni me fytyrë të yndyrshme në mëngjes? Ja pse ndodh dhe si mund ta shmangni këtë gjë
Fatkeqësisht, disa njerëz janë të predispozuar gjenetikisht për të pasur një lëkurën të yndyrshme. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka metoda për ta korrigjuar problemin. Merrni parasysh këshillat e mëposhtme.
Lifestyle
Para se të filloni të lani fytyrën tuaj çdo orë me tonik të shtrenjtë dhe kremra kundër akneve, është e rëndësishme të kuptoni pse lëkura juaj bëhet e yndyrshme, shkruan “Revista Class”.
Lëkura e gjithsecilit vetë-yndyroset natyrshëm duke sekretuar një substancë dylli të quajtur sebum përmes gjëndrave vajore, transmeton lajmi.net.
Sebumi ndihmon në mbrojtjen e lëkurës suaj nga thatësia dhe infeksionet bakteriale, por prodhimi i tepërt mund të çojë në bllokimin e poreve, puçrra dhe lëkurë me shkëlqim të tepërt.
Kur flini për disa orë, sebumi mblidhet në fytyrën tuaj. Faktorë të tjerë, të tillë si moti i keq, stresi dhe ciklet menstruale, mund të rrisin problemet.
Fatkeqësisht, disa njerëz janë të predispozuar gjenetikisht për të pasur një lëkurën të yndyrshme. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka metoda për ta korrigjuar problemin. Merrni parasysh këshillat e mëposhtme.
Shmangni larjen e tepërt të fytyrës
E dimë. Mund të duket kundërintuitive, por larja shumë e shpeshtë e fytyrës mund ta përkeqësojë problemin. Larja mund të thajë fytyrën tuaj. Si përgjigje, gjëndrat dhjamore mund të kalojnë në mbingarkesë dhe të prodhojnë edhe më shumë vaj. Shumë dermatologë rekomandojnë larjen e fytyrës në darkë sesa në mëngjes.
Sigurohuni që ta lani fytyrën siç duhet
Lani fytyrën një herë deri në dy herë në ditë duke përdorur ujë të vakët dhe një pastrues kremi pa vaj. Në qoftë se nuk keni probleme me aknet, shmangni përdorimin e xhelit të ashpër me shumë acid salicilik që mund të thajë lëkurën tuaj. Bëni scrub. Për ndihmë shtesë, vendosni një toner jo-alkoolik në fytyrë pasi të laheni.
Hiqni produktet e flokëve dhe grimin para gjumit
Ndërsa heqja e grimit para se të shkoni për të fjetur mund të jetë një rutinë, shumë njerëz lënë pas dore faktin që duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe me produktet e flokëve. Disa produkte flokësh lënë një mbetje vaji në kokën tuaj që mund të prekë fytyrën.
Pini shumë ujë gjatë ditës
Mjekët thonë se duhet të pini tetë gota ujë në ditë për shumë arsye, përfshirë edhe shëndetin e lëkurës. Nëse jeni të dehidratuar, gjëndrat tuaja të vajit mund të prodhojnë tepricë të sebumit të bezdisshëm për të kompensuar lëkurën e thatë. /Lajmi.net/