Zgjidhja më e lehtë për të zhdukur rrathët e zinj të syve!

Një zgjidhje e shkëlqyer për rrathët e errët të syve që mund të përgatisni në shtëpi, është një përgatitje me gjethet e mentes.

Lifestyle

07/04/2021 15:04

Prania e rrathëve të errët të syve mund t’ju ndikojë në bukurinë tuaj. Këto probleme të shëmtuara kozmetike ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe të plakur, shkruan “Revista Psikologji”.

Ndërsa përdorimi i korrektorëve mund të ofrojë një zgjidhje të çastit, e ato shfaqen përsëri, transmeton lajmi.net.

Të eliminosh rrathët e zinj të syve është një ide më e mirë sesa thjesht t’i fshehësh ato nën shtresat e make up-it.

Dhe si gjithmonë, zgjidhja më e mirë është një medikament natyral i shoqëruar me dietën dhe pushimin e duhur.

Një zgjidhje e shkëlqyer për rrathët e errët të syve që mund të përgatisni në shtëpi, është një përgatitje me gjethet e mentes.

Kjo bimë ofron disa oksidantë që ndihmojnë në eliminimin e rrathëve të syve, duke ju ndihmuar të dukeni më të rinj dhe të bukur. Ato ofrojnë rezultate të dukshme dhe mbreslënëse.

Përveç gjetheve të mentes, edhe vajrat bimore ndihmojnë mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira. Duhet thjesht të merrni një dorë gjethe menteje dhe t’i shtoni vaj ulliri ose vaj bajamesh.

Krijimi i kësaj paste është shumë i thjeshtë. Pasi të keni copëtuar gjethet e nenexhikut, hidhini në një blender dhe shtoni disa pika vaj ulliri ose vaj bajamesh.

Përziejini disa sekonda dhe krijoni një pastë konistente. Aplikojeni në zonat e rrathëve të syve dhe lëreni 30 minuta para se ta shpëlani.