Zgjidh njërin nga simbolet vikinge, që të kuptosh natyrën tënde të vërtetë dhe tiparet dalluese të personalitetit

Ajo që të tërheqë, tregon pikën tuaj të fortë.

Fun

20/04/2021 16:16

Të gjithë po që intrigohemi nga kultura vikinge, dhe sigurisht, ka shumë gjëra interesante që mund të iu tërheqin, shkruan lajmi.net.

Ka me dhjetra simbole, që tregojnë një histori të vetën secila, por sot kemi zgjedhur 5 prej tyre, që tregojnë natyrën tuaj.

Këto simbole janë Valknut, Yggdrasil, Aegishjalmur, Vegvisir dhe Mjölnir.

Nëse keni zgjedhur:

Vegvisir – ju jeni një lider i lindur. Qëllimi juaj në jetë është që të drejtoni të tjerët dhe të mbështetni në sukseset që duan të arrijnë. Ju shpesh i udhëzoni njerëzit edhe për qëllimet që kanë në jetë. Vegvisir do të thotë “Ajo që tregon rrugën”.

Valknut – ky është njëri prej simboleve më të famshme vikinge që do të thotë se jeni shumë luftëtarë dhe do të bëheni një prind i mirë. Valknut do të thotë “Nyja e luftëtarit të vrarë”. Ky kuptim rrjedhë pasi që vikingët besonin se luftëtarët që vriten në betejë do të shkonë në Valhalla, ku Zoti Odin do të mirëpres të gjithë ata që luftuan fuqishëm deri në moment të fundit. Pra, ju do të shpërbleheni për “betejat” tuaja.

Yggdrasil – ju jeni i ndërlidhur me njerëzit dhe botën në nivel më të lartë se të tjerët. Yggdrasil është ndryshe i njohur si pema e jetës, dhe gjithashtu simbolizon lidhjen mes 9 botëve (të vdekurve, të gjallëve dhe zotave): Midgard, Asgard, Muspelheim, Vanaheim, Jotunheim, Alfheim, Svartalfheim, Niflheim, Helheim. Jeni plot mençuri dhe ushqeni jetë dhe gëzim tek të gjithë.

Mjölnir – simbolizon çekiçin e Thor. Ai është simboli më i rëndësishëm i mitologjisë vikinge dhe nënkupton fjalët “e bardhë”, “borë e re” dhe “pastërti”. Pra, i referohet shpirtit tuaj që jeni shumë person i drejtë dhe i mirë, pa qëllime të këqija. Ju i bekoni njerëzit me fat të mirë, dhe i ofroni mirëqenie, mbrojtje dhe siguri të dashurve tuaj.

Aegishjalmur – ai ngjanë shumë me Vegvisir, por kanë kuptime të ndryshme. Aegishjalmur është simboli i mbrojtjes dhe fitores. Fjala Aegishjalmur do të thotë mburojë dhe timon. Ju i drejtoni njerëzit dhe i mbroni ata. Ju ndiheni të lumtur kur njerëzit tuaj të dashur arrijnë fitore në betejat e tyre personale, dhe po që mund të jeni të frikshëm për armiqtë e miqve tuaj. /Lajmi.net/