Zgjedhjet në Veri, hap drejt BE’së

Ashton shprehet e kënaqur me procesin e rivotimit në Mitrovicën e Veriut. Ajo thotë se suksesi i këtyre zgjedhjeve hap një etapë të re për Kosovës dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt BE’së.

Lajme

18/11/2013 09:26

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton është shprehur e kënaqur me procesin e rivotimin në tri vendvotimet e Mitrovicës Veriore, i cili është zhvilluar pa incidente.

Në një konferencë për shtyp, Ashton ka thënë se këto zgjedhje nisin një periudhë të rëndësishme për rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE’së, transmetojnë mediat serbe.

“Edhe pse ende nuk e kemi një fotografi të qartë të zgjedhjeve, të cilat kanë kaluar në një ambient të qetë, ne jemi të kënaqur kur shohim se rezultat preliminare janë duke arritur”.

“Kjo është një etapë e rëndësishme në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE’së”.